Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se INOVA – Industria e Gypave të Plastikës merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 5-të të Përbashkët Ballkanike 2017, “Sfida e Ujit të Ndotur”.
Konferenca dhe Panairi do të mbahen nga 1 deri 3 Nëntor 2017, në Hotel Emerald, Prishtinë.
Ky është një organizim i përbashkët i SHUKOS dhe SHUKALB. Temë e këtij viti është “Sfida e Ujit të Ndotur”
INOVA do të paraqitet me produktet e saja gjegjësisht me tubat e plastikës për përdorime të ndryshme, kryesisht atyre të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm. Një theks i veçantë do t’i kushtohet prezantimit të produkteve – tubave të brinjëzuar të INOVA-s në fushën e shkarkimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik të prodhuara me një teknologji të avancuar që tani më janë prezentë jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera të Rajonit.
Ju mirëpresim në Konferencë dhe në Panair për të ndarë me ju informacionet më detale rreth tubave të plastikës, të diskutojnë mbi çështje me interes dhe të shkëmbejmë përvojat në përpjekje për të ndihmuar më tej në tejkalimin e sfidave në sektorin e kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Mirësevini,
Ekipi i INOVA-s