INOVA Consulting ofron ndërtimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) sipas standardit të mirënjohur ndërkombëtar ISO 9001:2015 për klientët e saj (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme qofshin ato prodhuese, shërbyese dhe tregtare, kompanitë konsulente, etj.,) në mënyrë të avancimit të mëtejmë të pozicioneve të tyre në treg, dhe siguron ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të saja në kohë.
Ne synojmë që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojmë proceset dhe procedurat e menaxhimit të cilësisë të klientëve tanë, t’i bëjmë ata që të kenë mundësi që plotësisht të arrijnë rezultate efektive të pritura me nivel gjithnjë e më të lartë të kënaqjes së klientëve të tyre.
Për Zbatimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) në bazë të kërkesave të standardit ISO 9001:2015 tek klientët tanë, konsulenca jonë përmban këto aktivitete:
· Incizim i situatës/gjendjes momentale të biznesit
· Përpunim i analizës
· Edukim (njoftim me kërkesat e standardit ISO 9001:2015)
· Punimi i dokumentacionit
· Zbatimi i kërkesave të standardit
· Auditimi i brendshëm
· Zbatimi i masave korrigjuese
· Organizimi i Auditimit të Jashtëm për certifikim.
Ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting dhe partnerëve tanë, përbëhet nga profesionist, të cilët njohin problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen klientët tanë, duke ofruar zgjidhje të përshtatshme dhe cilësore. Ekspertët të cilët do të angazhohen për zbatimin e SMC’së në ndërmarrjen tuaj janë të certifikuar dhe anëtar të EOQ (European Organization for Quality) Organizata Europiane për Cilësi.
Shërbimi i konsulencës për zbatimin e ISO 9001:2015 udhëhiqet nga z. Butrint Batalli, EOQ Menaxher i Cilësisë.