Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se INOVA – Industria e Gypave të Plastikës vazhdon të jetë prezentë në ngjarje të mëdha prezantuese të produkteve në Rajon.
Prej 18 deri me 21 Prill në Prishtinë po mbahet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’Prishtina” 2018.
Panairi mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.
Në kuadër të Panairit, INOVA po paraqitet me një gamë të larmishme të produkteve të saja, gjegjësisht me tubat e plastikës për përdorime kryesisht në fushën e kanalizimeve, telekomunikacionit, energjetikes dhe ujit të pijshëm.
Ju mirëpresim të na vizitoni për të ndarë me ju informacionet më detale rreth tubave të plastikës, për të ju pajisur me materiale teknike, të diskutojnë mbi çështje me interes, të ju njoftojmë me risitë e zbatuara nga INOVA dhe produktet që planifikojmë t’i ofrojmë në treg në të ardhmen e afërt.
Mirë se vini,
Ekipi i INOVA-s
Për më tepër na ndiqni në: