INOVA prodhon edhe një gamë të gjerë të gypave/tubave të brinjëzuar dy shtresorë për përdorime të ndryshme dhe me një cilësi të pa konkurrueshme.
INOVA ofron një asortiment të gjerë të tubave të brinjëzuar dy shtresorë nga HDPE me përdorim në fusha të ndryshme si:
- Telekomunikacion
- Kanalizime – shkarkime të ujërave të zeza
- Energjetikë
- Ujëra atmosferik dhe
- Ndërtimtari
Tubat e brinjëzuar dyshtresorë nga HDPE pa presion për sistemet nëntokësorë (tuba korrugato), janë të prodhuara nga dy shtresa. Shtresa e brendshme është e lëmuar me ngjyrë të kaltër të hapur, hiri apo portokalli, për të lehtësuar inspektimin vizual, ndërsa shtresa e jashtme është e valëzuar me brinjë dhe me ngjyrë të zezë si dhe me katër shirita identifikues që dallojnë natyrën e përdorimit të gypave.
Sistemi (Gypi dhe koka) është në përputhje të plotë me standardin EN 13476, me diametrin e jashtëm nominal DN/OD mm, klasën e ngurtësisë së unazës SN4/8 (të barabartë në kN / metra katror) sipas kërkesave të standardit EN ISO 9969.