INOVA – Industria e Gypave të Plastikës, bën prodhimin e gypave / tubave nga polietileni (HDPE) për mbrojtje të kabllove optike në fushën e telekomunikacionit.
Tubat e HDPE për mbrojtje të kabllove janë të destinuara kryesisht në fushën e telekomunikacionit për mbrojtjen e fibrave optike.
Pjesa e brendshme e gypave nga PE është e lëmuar dhe e dhëmbëzuar lehtë përgjatë tërë gjatësisë së gypit, gjë që ndihmon në fërkim minimal dhe rrëshqitjen e lehtë të fibrave optike gjatë vendosjes së tyre.
Gypat për mbrojtje të kabllove të INOVA’s janë të përshtatshme për përdorime të ndryshme si:
- Mbrojtje të fibrave optike
- kabllo telefonik dhe
- për kabllot e rrjetit televiziv kabllor.
Karakteristikat e tubit të PE për mbrojtjen e kabllove
- mbrojtje të shkëlqyer kundër goditjeve mekanike
- përparësi në instalim dhe manovrim si rezultat i fleksibilitetit të gypave.
- gypat i rezistojnë lëvizjeve të tokës (tërmeteve dhe rrëshqitjeve të dheut),
- qëndrueshmëri e madhe ndaj korrozionit,
- veti të mira hidraulike,
- qëndrueshmëri ndaj friksionit/gërryerjes,
- qëndrueshmëria e madhe ndaj kemikaleve dhe agjentëve atmosferik,
- qëndrueshmëri në ngrica,
- qëndrueshmëri në kushte të vështira mjedisor,
- jetë-gjatësi më shumë se 50 vjet.